Obama e cilëson terrorist, sulmin në Orlando

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka dënue sot sulmin me armë në gay klubin në Orlando, në të cilin u vranë 50 persona dhe u plagosen 53, tue e quejtë akt terrorist dhe masakër të tmerrshme.

Obama tue ju drejtue kombit, ka theksue se FBI po heton rastin dhe se deri tash nuk janë të dituna motivet e këtij sulmi.

Ai, të shtanat ma masovike në SHBA, i ka quejtë akt të urrejtjes dhe vrasje brutale, transmetojnë agjencitë e hueja.

Gjithashtu, ai ka thanë se kjo asht ditë e randë për bashkësinë LGBT.