Obama e ‘godet’ fort Trumpin por edhe Putinin!

Presidenti amerikan, Barack Obama, i asht përgjigj me kundërsulm kandidatit republikan për president, Donald Trump, mbasi ky ka vlerësue se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, asht lider ma i mirë se Obama.

Në nji tubim të demokratëve mbramë në Filadelfi, Obama ka theksue se Trumpi “javën e kalueme, shkoi në televizionin shtetnor të Rusisë për me bisedue për ushtrinë amerikane dhe për me paraqitë favore për Vladimir Putinin”.

“Mendoni për atë që po ndodhë në Partinë Republikane. Ata zakonisht e kundërshtojnë Rusinë dhe autoritarizmin dhe e patën mbështet lirinë dhe luftën për demokraci”, tha Obama, dhe ka shtue se tash, i nominuemi republikan “shkon atje dhe e lavdon personin, tue thanë se ai asht lider i fuqishëm, mbasi i invadon vendet e vogla, i burgos rivalët e tij, e kontrollon shtypin dhe e drejton ekonominë e tij në recesion të gjatë”.

 

 

Presidenti Obama tha se ai “duhet me punue me Putinin dhe me Rusinë, por kjo asht pjesë e politikës së jashtme”, dhe ka shtue se “unë nuk them se ai asht modeli im”.