Obama e ka nji thirrje për NATO’n, çka thotë për Rusinë!

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, u ka ba thirrje sot liderave të NATO’s me qendrue të palëkundun kundër nji Rusie rigjallënuese në lidhje me kapjen e Krimesë n’Ukrainë, tue shtue se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nuk duhet me dobësue aleancën perëndimore të mbrojtjes.

Në nji shkrim të publikuem në “Financial Times” të Londrës, mbasi arriti për samitin e tij të fundit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, para se ta len zyrën në Kallnor, Obama tha se marrëdhaniet e veçanta të Amerikës me Britaninë kanë me mbijetue votën e referendumit për të cilën ai kishte ba thirrje që të shmangej.

“Marrëdhaniet e veçanta ndërmjet ShBA’s dhe Britanisë së Madhe kanë me qendrue. Nuk kam dyshim se Britania ka me mbetë njani nga anëtarët ma të afta të NATO’s,” that Obama, tue shtue se votimi i saj për me dalë nga BE ka ngrit pyetje të randësishme për t’ardhmen e integrimeve europiane.

Aleanca 28 anëtarëshe e NATO’s edhe formalisht do të pajtohet sot që t’i vendos katër batalione me tre mijë deri në katër mijë trupa në shtetet baltike dhe Poloninë lindore në baza rotacionale për t’i risigurue anëtarët e saja lindore për gatishmëninë e saj për me i mbrojt ato.