Obama e ‘kercenon’ Korenë Veriore për pasoja serioze!

Koreja e Veriore ka krye me sukses testin e pestë bërthamor.

Media shtetnore ka thanë se sot asht krye “nji zhvillim i ri i krenave bërthamore”, që tashma asht i gatshëm të instalohet në pajisje bërthamore në raketat ballistike.

Ky njoftim vjen mbas dridhjeve të medhaja të tokës, që ndodhën në veri të vendit.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA’ve ka thanë se dridhjet ishin në magnitudë 5.3 ballësh.

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Barack Obama ka paralajmërue “për pasoja serioze” dhe u ka ba thirrje liderave të Koresë së Jugut dhe Japonisë që të konsultohen, ka njoftue zadhansi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Testi i fundit i Koresë Veriore vjen mbas leshimit të nji serie të raketave ballistike, të cilat u denuen ndërkombtarisht, ndërkaq SHBA ngriti sanksione.

Liderat e Koresë së Jugut dhe Japonisë kanë denue testin e fundit, tue e quejt të rrezikshëm dhe nji “provokim të madh”.

Kina ka thanë se kundërshton testet bërthamore të Koresë Veriore, ka thanë Ministria e Jashtme Kineze, aleati i vetëm i madh i Phenianit.

Franca po ashtu ka “denue fuqishëm”, testet bërthamore.

Koreja Jugore dhe ekspertët bërthamor kanë thanë se shpërthimi i sotëm mund të jetë dy herë ma i fuqishëm se ai që u kry në muejin Kallnor, tue sygjerue se bomba leshoi nji shpërthim në mes të 10 dhe 30 kiloton.