Obama e nis sot vizitën historike në Cuba

Presidenti amerikan Barack Obama, pritet me fillue sot nji vizitë historike në shtetin e Cuba’s.

Obama ka me shkue në Havana për nji vizitë 48 orëshe, 15 muej mbasi ndërroi politikën amerikane gjysmë shekullore kundrejt Cuba’s, dhe filloi normalizimin e marrëdhanieve me ish-anmikun e Luftës së Ftohtë.

Shtëpia e Bardhë tha se nji udhëtim i tillë nga nji President amerikan, që nga koha e revolucionit të Fidel Castros të vitit 1959, asht nji hap për jetë ma të mirë për njerëzit e Cuba’s, të cilët e kanë ndje për shumë kohë embargon amerikane.

Obama ka me u takue me Presidentin Raul Castro, e edhe me disidentë tjerë politik.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë të ndërgjegjshëm që Obama nuk ka me mund me i komentue dallimet e thella dhe të vazhdueshme ndërmjet të dyja vendeve.

Edhe pse Presidenti punon në drejtim të lidhjeve ma të mira, deklaratat e tij përkrah Castros dhe disidentëve kane me i shqyrtue sinjalet se sa fort ka me shtye ai Qeverinë e Havana’s për me i përmbush premtimet për reforma.