Obama e paralajmëron Kim Jong-un: Amerika mundet me shkatërrue vendin tuej

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Barack Obama, tha sot se Amerika asht tue e zhvillue sistemin e vet mbrojtës kundër raketave bërthamore, për me u mbrojte nga kërcënimet e sulmet bërthamore që vijnë prej liderit të “papërgjegjshëm” dhe “çrregullt” të Koresë së Veriut.

Kim Jong-un, diktatori i Koresë së Veriut, pohon se e ka testue raketën e lëshueme nga nji nëndetëse të Shtunën e kalueme. Ndërkohë, nji fotografi shfaq raketën tue fluturue nga deti, por mungon konfirmim i pamvarun se raketa asht lëshue nga nëndetësja, krahasue me nji platforme nën sipërfaqe.

Por, Koreja e Veriut tashma ka 10 deri në 16 krye të raketave, të cilat munden me u montue në nji raketë të vetme.

Nëse Korea Veriore e prefeksionin nji sistem nënujor për hedhjen e raketave, atëherë asht në gjendje me krye nji sulm bërthamor nërthamor në steren amerikane.

Ndërkohë, Obama tha se Amerika veçse ka marrë masa paraprake kundër kësaj mundësie.
“Njana nga gjanat që na kemi qenë tue ba, asht se na jemi tue kalue shumë ma shumë kohë tue i pozicionue sistemet tona për mbrojtjet nga raketat, në mënyrë që derisa provojmë me zgjidh problemin e zhvillimit bërthamor mbrenda Koresë Veriore, jemi po ashtu tue vendos nji mburojë që ma s’paku mundet me bllokue nivelin relativisht të vogël të kërcënimeve që ata janë tue i ba për momentin”, tha Obama CBS News.