Obama e vazhdon listën e personave që janë kërcënim për SHBA, qe kush janë nga Kosova e Maqedonia

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka vazhdue sanksionet ndaj shumë figurave të njohuna të politikës shqiptare, por jo vetëm, për të cilët njihen si armiqësore ndaj marrëveshjeve të mbështetuna nga SHBA: si Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Dejtonit në Bosnje dhe që në nji farë mënyre mbështesin dhunën ekstremiste në Ballkanin Perëndimor.

Lista e personave në “Listë të zezë” mundet me u gjetë në OFAC (Office for Foreign Assets Control), ndaj të cilëve simbas Urdhnit Egzekutiv 13219 simbas të cilës u bllokohet pasunia personave dhe organizatave, të cilat kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim të Ballkanit Perendimor.

Në listë gjenden edhe shumë figura të njohuna dhe kyçe të politikës shqiptare në Maqedoni si kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish deputeti i BDI, Xhevat Ademi, ish ministri i punëve të brendshme, Lube Boskovski si dhe Nevzat Halili, themeluesi i PDK Kastriot Haxhirexha, Shefit Xhaferi, Komandant Hoxha (Xhezair Shaqiri), Gafur Adili, Nuri Bexheti, Xhavit Hasani, Daut Rexhepi – Leka, Izair Samiu, Avdyl Jakupi – Çakalla, si dhe Armata e Republikës së Iliridës. Shumica e tyne janë pjesë e listës prej disa vitesh.

Nga Kosova dhe Rajoni në “listën e zezë” të nënshkrueme nga Obama vazhdojnë me figurue:

Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Sami Ukshini, Maliç Ndrecaj, Sabit Gashi, Ramiz Lladrovci, Sami Llushtaku, Jonuz dhe Shefqet Musliu, Rrustem Mustafa, Rexhep Selimi, Emrush Suma, Emrush Xhemaili, Gafur Elshani si dhe funksionari i naltë i PDK’s, Azem Syla i arrestuem së fundi nga EULEX.