Obama flet prej Kube: Bota të bashkohet kundër terrorizmit

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Barack Obama, ka reagu për sulmet terroriste që ndodhën në Bruksel ditën e sotme.

Tue fol nga Kuba, ku po zhvillon nji vizitë historike, Presidenti Obama denoi këto akte terroriste dhe tha se e gjithë bota duhet të bahet bashkë për të luftu terrorizmin.

“Bota duhet të bashkohet, na duhet të jemi së bashku, pamvarësisht nga kombësia, raca apo besimi në luftën kundër terrorizmit. Mendimet dhe lutjet e amerikanëve janë me popullin e Belgjikës”,- tha ndër të tjera Presidenti Barack Obama.