Obama: Gara republikane nji cirk. Qëndrimet e Trump nuk dallojnë prej atyne të republikanëve tjerë

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës Barack Obama, tha se qëndrimet e Donald Trumpit nuk janë aq të ndryshme nga ato të kandidatëve tjerë republikanë për President të SHBA’ve, dhe se dallimi asht se Trump asht ma provokues kur fol për ato.

Këto komente, Obama i bani gjatë nji konference të përbashkët për media me Kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Obama tha se qëndrimet e Trumpit lidhun me temën e migracionit, e edhe çashtjet e tjera, nuk dallojnë prej atyne të senatorit nga Teksasi, Ted Kruz, apo atij nga Florida, Marco Rubio.

Obama e ka quejtur garën republikane një “cirk”, transmeton rel.

Ai tha se beson që demokratët po bajnë punë të mirë në zgjidhjen e çashtjeve në garën ndërmjet tyne.