Obama i thotë Trumpit: Boll u qave ma!

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, i ka thanë të nominuemit republikan për president, Donald Trumpit, që të mos qahet ma, si dhe e ka hedh poshtë pohimin e Trumpit se zgjedhjet presidenciale të muejit të ardhshëm kanë me qenë të manipulueme.

Ai ka thanë se tentimi i Trumpit për me i diskreditue zgjedhjet para se ato të mbahen madje, asht e paprecedent për nji kandidat për president të SHBA’ve.
Trump asht tue u përball me ranie të popullaritetit në sondazhe, si dhe me akuza për sulme seksuale ndaj grave.

Biznismeni i shndërruem në politikan ka pohue se zgjedhjet presidenciale të 8 Nandorit kanë me qenë absolutisht të manipulueme në favor të kandidates demokrate, Hillary Clinton.