Obama ja jep ‘mësimin’ e parë Trump’it (video)

auto__92387384_obamatrump_11478800187

Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, ka vizitue sot presidentin aktual amerikan, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë.

Dy presidentët – njani në largim e tjetri në ardhje; njani demokrat e tjetri republikan – kanë zhvillue nji “bisedë të shkëlqyeme”, ju ka kallxue Obama gazetarëve mbas takimit.

Gjatë takimit, presidenti aktual i Amerikës i ka dhanë mbasardhësit të tij edhe nji ‘mësim’.

“Qe nji rregull i mirë: Mos ju përgjigj pyetjeve kur ata fillojnë bërtitë”, e ka këshillue Obama, Trumpin, rreth qasjes që duhet me pasë ndaj gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.