Obama jep lajmin: Sigurohen 650 milionë dollarë për refugjatët!

Shtëpia e Bardhë ka njoftue se 51 kompani kanë ofrue 650 milionë dollarë për me ndihmue refugjatët në botë.

Korporatat e mëdha si Facebook, Twitter, MasterCard, Johnson & Johnson dhe disa kompani të tjera kanë premtue se kanë me ofrue ndihmë për arsim, punësim dhe shërbime financiare për 6.3 milionë refugjatë në 20 vende të botës.

Ndihma vjen mbas takimit të presidentit amerikan Barack Obama me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkueme dhe udhëheqësit e Kanadasë, Jordanisë, Mexikos, Suedisë, Gjermanisë dhe Etiopisë, në New York.

Obama tha se pret ndihmë konkrete në kohën kur bota asht perfshi nga kriza ma e madhe e migrimit që nga Lufta e Dytë Botnore.

Besohet se 65 milionë njerëz në botë kanë lanë shtëpitë e tyne për shkak të persekutimit dhe konflikteve të armatosuna, në kerkim të azilit për nji jetë ma të mirë.