Obama kallxon se a kishte votue për Merkel’in me pas qenë gjerman?

Barack Obama gjatë konferencës ku po merr pjesë edhe kancelarja Angela Merkel, mori nji pyetje mjaft interesante.
Njani nga të pranishmit e pyetën nëse kishte me votue Angela Merkel në rizgjedhjet për postin e kancelares gjermane, shkruen The Guardian.

Obama pati nji përgjigje mjaft të qartë për këtë. Ai tha se e mbështetë kancelarën Merkel, tue thanë se falë saj Gjermania ka arritë me luftue në shumë sfida, tue përmendë edhe luftën kundër terrorizmit.

“Krejt çka muj me thanë për kancelaren Merkel asht se ka krijue lidhje partneriteti të shqueme në mes të dy vendeve”, tha Obama tue shtue se nëse kishte me qenë gjerman me të drejtë vote, ai ndoshta kishte e votue atë, “nuk e di nëse kjo dhemb apo ndihmon”, tha Obama.