Obama konfirmon: Asht vra lideri i Talebanëve

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Barack Obama, ka konfirmue se, udhëheqësi i talibanëve, Mullah Akthar Mansur, asht vra.

Obama ka thanë se, vdekja e tij asht nji moment i randësishëm në përpjekjet për me sjellë paqe në Afganistan.

“Kemi heqë liderin e nji organizate që ka vazhdue me ba komplote kundër nesh, me krye sulme kundër forcave amerikane dhe atyne të koalicionit, si dhe me luftue kundër popullit afgan”, ka thanë Obama.

Autoritetet afgane kanë thanë se, Mansur asht vra me 21 Maj në nji sulm të telekomanduem të SHB’s, në provincën Balucistan të Pakistanit.

Mansur asht shpallë lider i talebanëve në Korrik të vitit 2015, disa ditë mbasi Qeveria afgane ka konfirmue se udhëheqësi shpirtnor i talebanëve, Mullah Mohammad Omar, ka vdekë në Karaci të Pakistanit, dy vjet ma herët.