Obama: Liderët ndërkombëtarë me të drejtë tronditen nga Trump

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se liderët ndërkombëtarë kanë arsye të mirë që “me u trondite” nga kandidati republikan për Presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ata nuk janë të sigurt se sa seriozisht duhet me i marr disa deklarata të tij, por ata me të drejtë janë të tronditun nga ai dhe me arsye të mira”, tha sot Barack Obama në Japoni, ku po merr pjesë në samitin e grupit G7.

“Shumë propozime që ai i ka ba tregojnë injorancë të çashtjeve botnore ose qasje irituese”, tha Obama.

Aktualisht, Trump asht kandidati kryesor për nominim të Partisë Republikane për zgjedhjet Presidenciale në muejin Nandor.