Obama mbështet shqiptaren që kandidon për kongresmene: Asht liderja që na duhet

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës Barack Obama ka shprehë mbështetjen për shqiptaren Suzana Shkreli, e cila kandidon për kongresmene në zgjedhjet presidenciale që mbahen në Amerikë mbas rreth 1 mueji.

Obama e ka cilësue Shkrelin si nji lidere të mençun dhe të fortë, që ka me luftue për me i mbrojtë të drejtat e grave.

“Tana familjet në Michigan mund të mbështeten te Suzana Shkreli, ajo ka me luftue për to. Suzan Shkreli asht liderja që keni nevojë”, ka thanë Presidenti amerikan.

Obama thotë se Shkreli asht nji kandidate liberale që ka me ndihmue Hillary Clinton dhe demokratët në Kongresin Amerikan për politikat që ka me i ndërmarrë Clinton në rast se fiton zgjedhjet presidenciale.