Obama në Berlin, ja jep lamtumirën Merkel’it! (video)

Presidenti amerikan Barack Obama po zhvillon nji vizitë lamtumirëse sot me kancelaren gjermane Angela Merkel, përcjell AFP

Në turneun e tij të fundit europian si president, Obama ka me u përpjekë me lehtësue tuten për të ardhmen e partneritetit transatlantik dhe ka me falënderue Merkel për miqësinë e saj, gjatë dy mandateve të tij, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Në nji deklaratë të perbashkët për vizitën e tij në Gjermani, Obama dhe Merkel kanë ba thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm në bazë të parimeve të perbashkëta për me luftue ndryshimin e klimës, për me sigurue mbrojtjen kolektive mbrenda NATO’s, dhe për me promovue tregtinë e lirë.