Obama ngacmon Tsiprasin: “Thuji pak mikut tand Putinit…”!

“Thuji pak mikut tand Putinit, me bashkëpunue ma shumë për Sirinë”, i ka thanë papritmas presidenti amerikan kryeministrit Alexis Tspiras gjatë nji shkëmbimi në samitin e NATO’s.
Me gjase kreut të Shtëpisë së Bardhë, që në përgjithësi ka qenë pozitiv ndaj qeverisë së Syriza’s, i kanë ba përshtypje shkëmbimet e vizitave mes Putinit dhe Tspirasit në Moskë dhe në Athinë, në nji kohë kur Europa asht përpjekë me krijue unitet për me detyrue vendosjen e paqes në Ukrainë.
Qeveria e parë e Tspirasit ishtë shumë ma pro-ruse se kjo e tashmja, dhe mendonte se ka mujt me pasë nji ndihmë financiare nga Rusia që kishte me i lehtësue negociatat e saj me treshen ku përfshihej edhe FMN.
Rusia në gjendje të vështirë për vete për shkak të uljes së çmimit të naftës, sanksioneve të Perendimit dhe dështimit të politikave ekonomike të Kremlinit, nuk ofroi asgja për Greqinë, ndërsa e përdori lidhjen për propaganda në vend dhe jashtë.
Lëvizja i kushtoi Greqisë antipatinë e vendeve balltike dhe euro-lindorëve të tjerë që e panë vizitën në Moskë si mospërfillje për dramën ukrainase.
Sot, perspektiva e aksit Moskë-Athinë asht ftofë, por duket se Presidenti Obama nuk e ka harrue lëvizjen “rebele”, ndonëse naive diplomatike të Tspirasit dhe ja ka ngritë në bisedë.