Obama ngushëllon amerikanët: Çkado me ndodhë, dielli ka me lind persëri (video)

Presidenti i Amerikës Barack Obama i asht drejtue amerikanëve me nji porosi mbas mbylljes së fletëvotimeve natën e kalueme.

Presidenti në largim i SHBA’ve i ka kërkue vendit me qëndrue të qetë mbas fushatës ma perçamëse në gjithë kujtesën.

Ai tash duket gjithnji e ma shumë se mundet me u zavendësue në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump, tue lanë mbas Hillary Clinton.

Në mesazhin video për BuzzFeed News ai tha:

“Le të përballemi. Kjo ka qenë nji zgjedhje rraskapitëse, e veshtirë dhe e çuditshme për krejt neve”.