Obama paralajmëron Trump’in: Kjo asht puna që kam me ba mbasi të largohem nga presidenca

auto__92387384_obamatrump_11478800187

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama ka thanë se ai mbasi ta përfundoje mandatin në muejin Kallnor, ka me fol për çashtje të ndryshme, mbasi e ndjen se mbasardhësi i tij në Shpinë e Bardhë, Donald Trump kërcënon vlerat themelore amerikane.

Simbas nji tradite të krijueme, ish-presidentët në Amerikë, kanë pasë tendencë që mbas përfundimit të mandatit të tyne presidencial me i shmangë komentet për mbasardhësit e tyne.

Tue folë në konferencën për media në samitin Apec në Peru, Obama tha se ai synon që me ndihmue Trump’in dhe m’i dhanë atij kohë që me përcaktue vizionin e tij për vendin.

Por, Obama shtoi se si nji qytetar amerikan, ai mundet me folë publikisht për çashtje të caktueme.

“Unë due që me respektue zyrën dhe me i dhanë presidentit të sapozgjedhun mundësinë për me parashtruar platformën e tij dhe argumentet e tij”, tha Obama.

Por, ai shtoi se në qoftë se ndonji çashtje vnon në diskutim “vlerat tona themelore dhe idealet tona, dhe në qoftë se unë mendoj se asht e nevojshme dhe e dobishme që me i mbrojtë ato ideale, kur të vjen ajo kohë kam me shqyrtue këtë gja”, u shpreh Obama.