Obama për Castro’n: Historia ka me gjykue ndikimin e tij!

Shtëpia e Bardhë ka dalë me nji deklaratë mbas vdekjes së ish-presidentit të Cuba’s, Fidel Castro në moshën 90 vjeçare.

Në këtë deklaratë të presidenti Obama ngushëllon popullin kuban si dhe familjen Castro.

Në këtë kohë të vdekjes së Fidel Castro’s, na shtrijmë dorën e miqësisë për popullin kuban.

Na e dimë se ky moment mbush me emocione kubanët – në Cuba dhe në Shtetet e Bashkueme tue kujtue mënyra të panumërta në të cilat Fidel Castro ka ndikue në jetët individuale, familjet, dhe kombin kuban.

Historia ka me regjistrue dhe me gjykue ndikimin e madh të kësaj figure për njerëzit dhe botën rreth tij.

Sot, na ofrojmë ngushëllimet tona për familjen e Fidel Castros, derisa mendimet dhe lutjet tona janë me popullin kuban.

Në ditët në vijim, ata kanë me kujtue të kaluemen dhe kanë me pa drejt t’ardhmes.

Derisa kanë me ba këtë, populli kuban duhet me ditë se kanë nji mik dhe partner në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës.