Obama prej selise së CIA: ISIS asht në mbrojtje e na n’sulm

Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama ka deklarue për përparime në luftën e udhëhequn nga Shtetet e Bashkueme kundër militantëve islamikë, pamvarësisht trazinave politike në Irak dhe rifillimit të dhunës në Siri.

Në nji vizitë në selinë e CIA’s, Obama tha se muejt e fundit kanë qenë të këqij për ISIS’in.

“Sot, në Siri dhe në Irak, ISIS asht në mbrojtje. Koalicioni jonë prej 66-anëtarësh, tue përfshi partnerët arabë, asht në sulm. Na vazhdimisht po i vrasim udhëheqësit e tyne, komandantët e tyne dhe komplotistët e sulmeve terroriste”, tha Obama.