Obama-Putin me telefon, për kend folën!

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë ra dakord të rrisin koordinimin n’operacionet e vazhdueshme ushtarake në Siri.

Kremlini tha se dy presidentët kanë bisedue në telefon dhe se Putin, i cili ka iniciue thirrjen, i ka kërkue Obamës me ndihmue në ndamjen e rebelëve të moderuem të opozitës në Siri nga grupet ekstremiste si Fronti al-Nusra.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama ka kërkue nga Rusia me i ba presion regjimit sirian për me ndalue ofensivat.

Biseda asht zhvillue mbasi ushtria siriane ka shpall armëpushim të njianshëm 72-orësh, i cili duhet të zgjasë deri mesnatën e 8 Korrikut.

Disa grupe rebele kanë thanë se do të respektojnë armëpushimin gjatë Festës së Bajramit.

Obama po ashtu i ka kërkue Putinit me ndërmarrë hapa për me i dhanë fund eskalimit të luftës n’Ukrainën lindore.