Obama: Raportet SHBA – Britani të qendrueshme, përkundër Brexit

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se “marrëdhaniet speciale” ndërmjet Shteteve të Bashkueme dhe Mbretnisë së Bashkueme, janë të “qendrueshme”, përkundër votimit të britanikëve në referendum për me u largue nga Bashkimi Europian.

Në deklaratën e sotme Obama theksoi se “antarësia e Mbretnisë së Bashkueme në NATO mbetet gurthemel vital i politikës së jashtme, të sigurisë dhe asaj ekonomike të Shteteve të Bashkueme”.

“Po ashtu, të tilla janë edhe marrëdhaniet tona me Bashkimin Europian, që ka ba shumë në promovimin e stabilitetit, në stimulimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin dhe përhapjen e vlerave demokratike dhe të idealeve në gjithë kontinentin dhe më gjanë”, thuhet në deklaratën e presidentit Obama.