Obama: SHBA ka me vazhdue bashkëpunimin me botën

Obama - NATO

Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama ka dhanë të Ejten në Europë mesazhin e unitetit dhe bashkëpunimit të pandërpremë me Amerikën.

Ai theksoi para gjermanëve dhe para krejt europianëve se, Shtetet e Bashkueme kanë me vazhdue bashkëpunimin me botën.

“Aleanca jonë me partnerët e NATO’s ka qenë gurëthemeli i politikës së jashtme amerikane për afër 70 vjet,” tha zoti Obama gjatë nji konference të përbashkët për shtyp me kancelaren Angela Merkel.

Ai vlerësoi Gjermaninë si nji “partnere e besueshme në arenën globale” dhe shprehu kënaqësinë që të dy vendet kishin mbështetë marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike.