Obama shkon n’Hiroshima, por jo me kerkue falje!

Amerika nuk e ka në plan me kërkue falje për bombën bërthamore në Hiroshima, as mbas 71 vitesh.

Këtë e ka ba të qartë Këshilltari i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, kur lajmëroi vizitën e ardhshme të Presidentit Amerikan, Barack Obama në Japoni.

Presidenti ka me e vizitue Hiroshimën në kuadër të vizitës së tij nji javore në Azi, nga 21-28 Maj, – tha Këshilltari, por Obama nuk ka me e hapë çashtjen e hedhjes së dy bombave bërthamore nga Amerika në Japoni, në fund të Luftës së Dytë Botnore.

Obama bahet kështu i pari President i Ameriës që shkon në Hiroshima.

Po ashtu, gjatë vizitës, ai ka me marrë pjesë në mbledhjen e G7, që mbahet në Japoni.

 

Pak kohë ma parë, në Hiroshima ishte edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.