Obama e ‘godet’ fort Trumpin, qe çka i thotë!

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha mbramë se Shtetet e Bashkueme ende nuk e kanë zgjedh nji femën presidente, mbasi shoqnia amerikane nuk asht mbështetëse ndaj femnave të fuqishme.

Këto komente Obama i bani në New York, gjatë nji ngjarje për tubimin e fondeve për Partinë Demokratike.

Matutje, ai theksoi se zgjedhjet presidenciale ndërmjet ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe biznismentit republikan, Donald Trump, nuk duhet të ketë paqartësi.

Tue ju referue kandidatit Trump, por pa e përmend emnin e tij, Obama tha se “ky person nuk asht i kualifikuem me qenë president”.

Megjithatë, simbas tij, polarizimi politik në Shtetet e Bashkueme i ka ba këto zgjedhje ma të paqarta se sa që do të duhej të ishin.

Kjo referencë kishte të bante me hulumtimet e fundit të opinionit, që sugjerojnë se gara ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit asht tejet e barabartë.