Obama: Shtëpia e Bardhë ka me ndryshue rrajësisht Trump’in

auto__92387384_obamatrump_11478800187

Presidenti Barack Obama tha se “hajgaret për televizion” jo gjithmonë janë të barazvlershme me politika të shnosha dhe se presidenti i zgjedhun Donald Trump ka me pa se Shtëpia e Bardhë “ka me ndryshue rrajësisht shumë shpejt”.

Presidenti Obama i bani këto komente të Hanën, në konferencën e parë të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, qysh mbas zgjedhjeve dhe fitores së paparashikueme të Donald Trumpit ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

Presidenti Obama, i cili u takue të nesërmen e zgjedhjeve me fituesin e tyne në Shtëpinë e Bardhë, tha se beson se presidenti i ardhshëm nuk asht aq ideologjik sa ç’mendojnë njerëzit dhe se ai ka me qenë nji udhëheqës pragmatist, për sa kohë të jetë i rrethuem nga njerëz të mirë.

Presidenti Obama tha se ai po largohet tue e lanë vendin në gjendje ma të mirë se sa e gjeti kur erdhi në pushtet në vitin 2009, kur ekonomia rrezikohej nga depresioni me nji “sërë rreziqesh që duheshin shue”. Presidenti Trump, tha ai, ka me pasë “kohën dhe hapësinën” e duhun për me i marrë vendimet e tij ligjore dhe se temperamenti aq shumë i përfolun, nuk ka me qenë përherë nji gja e mirë për të.

Presidenti tha se ata që e kundërshtojnë zotin Trump duhet me pranue se kjo asht mënyra se qysh funksionon demokracia.