Obama, thirrje botës: Lene Trump’in ‘me provue mundësinë e vet’

auto__92387384_obamatrump_11478800187

Presidenti amerikan, Barack Obama, i bani thirrje tanë botës të Shtunën nga Lima me lanë mbasardhësin e tij, Donald Trump, “me provue rastin”.

“Asht shumë e randësishme që bota mos me dhanë gjykime të nxitueme, por me lanë presidentin e zgjedhun amerikan “me provue rastin”, deklaroi presidenti Obama gjatë nji takimi vjetor të 21 vendeve te Azi-Paqësorit.

“Jo gjithmonë qeveriset ashtu siç bahet fushata”, theksoi ai, simbas ATSH.

“SHBA janë vend i madh, mbas çdo gare zgjedhore njerëzit bajnë shumë pyetje”, shtoi presidenti Obma, i cili po kryen vizitën e fundit zyrtare të presidencës së tij.

“Për sa i perket Amerikës Latine, nuk pres ndryshime të mëdha në politikën e administratës së re”, deklaroi ai.