Obama thotë se qëllimi i terroristëve asht me dobësue besimin e popullit

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Barack Obama, tha se qëllimi i terroristëve asht me dobësue besimin e popullit, dhe me tregue se ata sulmojnë ata që duken ndryshe dhe lutën për të tjerët.

Obama, gjatë mëngjesit tradicional të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë bani thirrje që të luftohet terrorizmi dhe grupet ekstremiste si ato që kryen sulmet në Belgjikë dhe Pakistan.

“Këto sulme munden me ngjallë frigë dhe ndamje. Ata mundohen me i sulmue ata persona që nuk luten ashtu qysh bajnë ata. Ata janë tue u përpjek me na ba neve me ia kthye shpinën atyne që kanë ma së shumti nevojë për ndihmë dhe strehim. Ky asht qëllimi i terroristëve”, tha Obama.

Për Presidentin, këto Pashkë fituen randësi ma të madhe për shkak të pasojave dhe akteve të tmerrshme të terrorizmit që ndodhën në prag të tyne.

Obama shtoi se viktimat ishin edhe të krishtenë edhe myslimanë, e qysh tha ai, qëllimi i tyne s’asht me i lëndue veç të krishtenët.