Obama viziton Greqinë e Gjermaninë me i qetësue aleatët për Trump’in!

Masa të nalta sigurie janë ndërmarrë nga policia greke në kuadër të vizitës së presidentit amerikan në ikje, Barack Obama në Athinë, ku janë parashikue manifestime, ban të ditun burime policore.

Mija policë kanë me qenë të pranishëm në qendër të Athinës, që ka me u bllokue të Martën për qarkullimin për disa orë, gjatë takimeve të presidentit amerikan, Barack Obama me kryeministrin grek, Aleksis Cipras dhe presidentin e Republikës greke, Prokopis Pavlopoulos, simbas të njajtit burim.

“Masat do të rriten simbas rrethanave që vizita e presidentit amerikan me shkue në siguri të plotë”, theksoi nji burim policor.

 Barack Obama ka me lanë Washingtonin sot për udhëtimin e fundit në Europë që ka me nisë në Greqi të Martën dhe të Merkurën.
Më pas ai ka me vazhdue vizitën në Gjermani, ku do të përpiqet me qetësue aleatët, të tronditun nga zgjedhja e presidentit të ri Donald Trump.