Obiliqi proteston ndaj KEK’ut, bashke me ta edhe kryetari i komunës

Qytetarët e Obiliqit kanë protestue sot para komunës tu’ e kërkue miratimin e Ligjit për Obiliqin, me anë të së cilit parashihet rregullimi i infrastrukturës dhe kushteve jetësore tue fillue me ajrin, ujin dhe tokën që ndotet nga KEK.

Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, i cili mori pjesë në protestë kërkoi edhe largimin e drejtorit të KEK’it, Arben Gjuka, si dhe të tane punëtorëve që janë nga vendet e tjera të Kosovës se simbas tij, po i lanë vendasit pa punë.

Protesta në Obiliq u organizue në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.