Policia jep detaje të reja për sulmin n’objektin e Kuvendit

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka zbulu detaje të reja për sulmin ndaj objektit te Kuvendit të Kosovës, përkatësisht ndaj zyrës së Presidencës.

“Me datën 12.03.2016 rreth orës 04:00 asht raportu se disa persona të dyshuem të maskuem kanë hedh koktej mollotov në drejtim të ndërtesës Presidenciale.

Personat e dyshuem mbas hedhjes së koktej mollotovit dyshohet se janë largu në drejtim të rrugës Agim Ramadani me nji veturë ngjyrë të bardhë.

Fillimisht dyshohet se me gurë e kanë thye xhamin e dritares ku kanë tentu që ta hedhin shishen e mollotovit, çka nuk kanë arritë mbasi që shishja asht godit në muri ku shihet nji sipërfaqe e murit rreth nji metër e nxime me rastin e thyemjes së shishes, ku derivatet janë djeg në atë pjesë të murit.

Njisia policore ka dalë menjiherë në vendngjarje, mirëpo nuk asht arritë të hasen të dyshimtit”, thuhet në raport.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njisitet policore relevante, tue perfshi edhe njisinë e hetimeve dhe krimteknikën rajonale për të krye ekzaminimin e vendit të ngjarjes, tue perfshi deshmitë në vendngjarje.

Nuk raportohet për persona të lenduem.

Rasti asht iniciu dhe dediku njisisë së hetimeve për procedura të matutjeshme dhe kryemje të hetimeve intensive, për zbulimin dhe arrestimin e personave të dyshuem.

 

Me mollotov janë sulmu zyrat e Presidentes Jahjaga

 

Zyra e Shefit të Stafit të Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu asht sulmu me mollotov.

Lajmin për Express e kanë konfirmu zyrtarë të Presidencës së Kosovës.

Objekti i Presidencës së Kosovës ndodhet n’objektin ku asht edhe Kuvendi i Kosovës.

Edhe Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thanë për Express se nji zyre asht djeg ndërsa për detaje tjera ka thanë se deklarohet Policia.

Simbas Policisë, hedhja e mollotovit ka ndodh n’orë 4:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

 

Objekti i Kuvendit sulmohet me koktej mollotovi

 

Objekti i Kuvendit të Kosovës, asht sulmu me koktej mollotovi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ende nuk dihet se kush e ka ba këtë veprim si dhe nuk ka ndonji informacion zyrtarë për këtë, shkruen Lajmi.net

E përveç sulmit t’objektit të Kuvendit cak i shulmëve me mollotov ditëve të fundit kanë qenë edhe veturat e familjare të zyrtarëve qeveritarë.