OBSH jep shifra alarmante për cilësinë e ajrit!

obshajri

Pothuejse krejt popullsia e botës jeton në mjedis të ndotun.

Ky asht përfundimi i nji studimi të fundit të Organizatës Botnore të Shëndetit.

92 % e popullsisë së botës jeton në zona ku ndotja atmosferike e kalon limitin e përcaktuem nga OBSH.

Janë 3 milionë në vit personat që vdesin për shkaqe që lidhen me ndotjen atmosferike.

Megjithatë, edhe mbrenda mureve të ndërtesave ku jetojmë dhe punojmë, cilësia e ajrit nuk asht ma e mirë.

Në vitin 2012, OBSH përllogarit se kanë qenë 6.5 milionë personat që kanë vdek për shkaqe që lidhen me ndotjen atmosferike apo atë mbrenda mureve.

Rreth 90 % e personave që vdesin për shkaqe që lidhen me ndotjen e mjedisit janë në vende me të ardhuna të ulëta dhe të mesme.

Dy të tretat janë njerëz nga juglindja e Azisë apo Paqësori perëndimor.