O’Connell dënon sulmin ndaj gazetarit Ollurit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, nëpërmjet nji postimi në FB e ka dënue sulmin e mbramshëm ndaj gazetarit Parim Ollurit.

Ai i ka urue Ollurit shërim të shpejtë si dhe i ka ba thirrje drejtësisë ta zbardhin këtë rast.

 

Ky asht postimi i plotë i ambasadorit:

 

E dënoj sulmin e mbrëmshëm frikacak ndaj Parim Ollurit. Shoqëritë e lira dhe demokratike mund të ekzistojnë vetëm si rezultat i punës jetike dhe të guximshme të gazetarëve.

I uroj shërim të shpejtë dhe u bëj thirrje autoriteteve të trajtojnë këtë rast me seriozitetin më të madh. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë informacione rreth këtij rasti të kontaktojnë policinë: ky do të ishte një akt patriotik.