O’Connell: I tmerruem nga sulmi ndaj Vitore Stavilecit!

Edhe Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell e ka dënue sulmin ndaj grues së Blerand Stavilecit.
Ai në Facebook ka shkrue se ndihet i shokuem me këtë sulm, tue kërkue nga policia që sulmuesit të vihen para drejtësisë.

“Unë jam i tmerruar nga sulmi frikacak në Vitore Stavilecin. Shpresoj dhe jam i sigurt që fajtorët të kapen dhe të dënohen, kurse znj.Stavileci të rimëkëmbet shpejt”, ka shkrue në Facebook O’Connell.

Vitore Stavileci u sulmue sot në mesditë para shtëpisë së saj.