O’Connell: Kemi pa shumë raste të korrupcionit për të cilat s’asht reagu!

Në nji bashkëbisedim me miqtë e tij në Facebook, Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell ka dhanë qendrimin për korrupcionin në Kosovë.
Ai ka thanë se nuk ka deshmi për korrupcionin në Kosovë, por qytetarët, simbas tij, nëse kanë deshmi duhet me i raportue.

Qe si i asht përgjigj nji pyetjeje në Facebook ambasadori O’Connell.

“Them të drejten – nuk jam polic pra nuk kam personalisht dëshmi. Por ne kemi parë shumë raste kur ka korrupsion, dhe që nuk ka reagim. Nëse qytetarët kanë dëshmi, duhet të raportohet. Por, edhe nëse nuk kanë, por mendojnë që ka korrupsion, ata kanë mundësinë të votojnë ndryshe”