O’Connell: Na do të punojmë me liderat që i zgjedh populli i Kosovës!

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell ka shkru për zgjedhjen e Thaçit si President.

Përmes nji statusi në Facebook, ambasadori ka thanë se Britania e Madhe, si nji mike e Kosovës do të vazhdojë të punojë me udhëheqësit e zgjedhun.

“Zgjedhja e kryetarit të Kosovës asht nji pergjegjësi solemne të Kuvendit të Kosovës , i cili perfaqëson dhe i përgjigjet Popullit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka zgjedh Hashim Thaçin si President .

Si një mike e ngushtë dhe e vërtetë e Kosovës, Britania ka me punue me udhëheqësit e zgjedhun nga ju, të cilët ndjekin interesin tonë të perbashkët, funksional dhe të sigurt në rrugën e Kosovës drejt BE’s.

Asht e randësishme tash që të gjitha palët të punojnë për të adresu sfidat e Kosovës. Asht e nevojshme që dhuna të ndalet dhe të ketë respekt midis kundërshtarëve politikë dhe nji kthim në dialog”, ka shkrue Ruairi O’Connell.