O’Connell për Bajram Rexhepin: Kurrë s’e kisha takue dikend të nivelit aq të naltë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, e ka pritë me pikëllim lajmin për ndamjen nga jeta të ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Qe postimi i tij:

Bajramin e kam konsideruar mik. Për herë të parë e takova në vitin 2004 së bashku me Shefin e Misionit, dy ditë pasi arrita në Kosovë. Si diplomat i ri, isha shumë i emocionuar për takimin me Kryeministrin. Unë kurrë nuk isha takuar me dikë të nivelit aq të lartë apo të rëndësishëm. Kështu që unë kurrë nuk do të harroj mirëpritjen e Bajramit dhe sa më bëri të ndihem i lehtësuar. Ai ishte njeri i mirë dhe unë isha me fat që pata mundësinë ta njihja.