O’Connell: Për Ushtrinë bashkëpunoni me NATO’n

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, ka thanë sot se vendimin për transformimin e FSK’s në FAK, Kosova duhet me marrë në bashkëpunim me NATO’n.

Ai gjatë nji takimi me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka thanë se siguria e Kosovës mvaret nga marrëdhaniet me NATO’n.

O’Connell ka thanë se marrëdhaniet e mira ndërmjet Mbretnisë së Bashkueme dhe Republikës së Kosovës kanë me vazhdue edhe në t’ardhmen, e gjithashtu edhe marrëdhaniet e shkëlqyeme ndërmjet ministrive dhe dy forcave tona.

Në takimin e përbashkët me Ministrin Berisha dhe ambasadorit O’Connell u bisedue lidhur me marrëdhaniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe FSK’s dhe Forcave të Armatosuna të Mbretnisë së Bashkueme, tue u zotue për vazhdimin, avancimin dhe intensifikimin e këtyne marrëdhanieve në t’ardhmen.

Shperndaje në: