O’Connell premton mbështetje për Kosovën n’arenën ndërkombëtare

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka zhvillue sot nji takim me Ambasadorin e Mbretnisë së Bashkueme në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Hoxha në takim vlerësoi nalt bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofrue Mbretnia e Bashkueme për Kosovën në zhvillimin e vendit dhe përkrahjes në arenën ndërkombëtare.

Në takim, u diskutue për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, dhe për reforma të randësishme e mëse të duhuna veçanërisht për sundimin e ligjit.

Ambasadori O’Connell i konfirmoi Ministres Hoxha përkrahjen e fuqishme të Mbretnisë së Bashkueme për Kosovën n’arenën ndërkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen e Mbretnisë së Bashkuene në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhaniet e jashtme.

 

Shperndaje në: