O’Connell vjen me nji lajm befasues për Demarkacionin!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell ka thanë se kërkesa që demarkacioni me Malin e Zi me qenë kusht për liberalizimin e vizave, nuk ka qenë kerkesë specifike e Bashkimit Europian.

Ai këtë e tha n’intervistën për RTV Dukagjini, ku tha se kerkesa vjen në mënyrë specifike nga anëtarët e Zonës “Schengen”

“Nuk ka qenë kërkesa bash e Bashkimit Europian, ka qenë kerkesë e grupit të ‘Schengen’për liberalizimin e vizave dhe na nuk jemi anëtarë të këtij grupi”, tha O’Connell.

O’Connell edhe nji herë ngriti zanin ndaj korrupcionit dhe nepotizmit, për të cilin tha se asht kulturë që me u veprue kësisoji.

“Në secilin nivel, deri zyrtarët ma t’ulët në sektorët publik ka manipulime e kërkesa, jo vetëm nga subjektet politike, por kjo asht kultura që nëse jeni i lidhun me dikënd, duhet me punësue dikënd tjetër”, tha ai.