O’Connell: Qeveria e re me ba pensione dinjitoze për viktimat e dhunës seksuale në luftë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tha sot se Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet urgjentisht të merret me ofrimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale në luftë.

O’Connell kërkoi për ma tepër që kësaj pjese të shoqnisë kosovare me ju caktue pension dinjitoz që kishte me ju mundësue atyne jetë të mirë.

“Qeveria e ardhshme duhet me caktue shumën e pensioneve, të mos riviktimizohen të dhunuemit dhe ky pension duhet me qenë dinjitoz”, ka thanë ai në konferencën “Drejtësia e vonueme – drejtësi e mohueme: Stërzgjatja e procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit për të mbijetuemit e luftës në Kosovë”.

Simbas tij, Kosova e ka përkrahjen e Qeverisë së Mbretnisë së Bashkueme në këtë drejtim.

Ai ka kërkue nga viktimat e dhunës seksuale me aplikue për t’ju njoft statusi sepse siç tha, vetëm në këtë mënyrë mund të mos ndihen të margjinalizuem në shoqni.