Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Serbisë i shkruejnë letër Brukselit, dënojnë rrokullisjen e kamionëve

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomik e Serbisë u kanë dërgue nji letër zyrtarëve europianë për qysh njoftojnë mediat e Beogradit, rrokullisjen e kamionëve të Serbisë në Kosovë.

Dy Odat, qa sa mundën, i kanë dërguar një letër të përbashkët zyrtarëve evropianë, Hahnit dhe Mogherinit si dhe ambasadorëve të vendeve të Quintit në Prishtinë e në Beograd, në të cilën kemi dënuar këtë mënyrë të sjelljes dhe kemi kërkuar nga organet kompetente në Kosovë dhe nga institucionet ndërkombëtare që të përpiqen që këto gjëra të mos përsëriten”, citon B92 të ketë thanë Nenad Gjurgjevic nga Oda Ekonomike e Serbisë.

Simbas Gjurgjevic, këto gjana s’janë të mira për shkak të normalizimit të marrëdhanieve dhe këmbimit tregtar, ai shtoi ato krijojnë situatën e kufizimit të pamundësimit të lirisë së lëvizjes.

Deri më tash në Kosovë janë rrokullis dy kamionë të Serbisë.

Dy odat kanë theksuar se letrën e kanë dërgue për “shkak të reagimit të butë të Policisë së Kosovës dhe të organeve të saj të drejtësisë”.