Odat Ekonomike të Kosovës e Serbisë kanë nji thirrje të përbashkët

Marko Cadez, Kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë dhe Safet Gërxhaliu i Odës Ekonomike të Kosovës kanë ba thirrje institucioneve të dy vendeve që të nisin ndërtimin e autostradës Prishtinë-Nish.

Ata kanë thanë, po ashtu, se duhet me u rritë bashkëpunimi tregtar midis dy vendeve. Gërxhaliu ka kërkue të rriten eksportet e Kosovës në drejtim të Serbisë me trendin e tri viteve paraprake.

Dy Odat Ekonomike, ajo e Kosovës dhe e Serbisë, po kërkojnë vazhdimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Nish.

Këtë qëndrim e kanë thanë për Express dy Kryetarët Marko Cadez dhe Safet Gërxhaliu, të cilët po marrin pjesë në nji turn ballkanik për me promovue bashkëpunimin tregtar mes vendeve të rajonit.

Shperndaje në: