Oferta e Norvegjisë: 1 mije euro për çdo emigrantë që vendos me u largue

Norvegjia e ka gjet nji mënyrë origjinale për me i “heq qafe” emigrantët.

Zyra e Emigracionit bani të ditun se emigrantëve që kane me u largue nga vendi skandinav kane me iu ofrue nga 10 mijë krone, rreth 1 mijë euro.

E ata emigrantë të parë që vendosin me u largue nga Norvegjia, kane me i marre edhe nga 1 mije euro shtesë.

“Kemi nevojë me i bind emigrantët me u kthye vullnetarisht në shtëpi, tue iu ofrue pare në shkëmbim të ikjes. Kjo ka me ba që na me kursye shumë pare, sepse mbajtja e tyne në qendrat e azilit kushton shumë”, thotë ministrja e integrimit, Sylvi Listhaug.