OKB: 1.4 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë në Haiti

Uragani Matthew la qinda persona të vdekun, shtëpi të përmbytuna, burime të turbullueme të ujit, dhe bagëti të ngordhuna.

Haiti përballet me nji krizë humanitare që kërkon nji “reagim masiv” nga bashkësia ndërkombëtare, tha shefi i Kombeve të Bashkueme, ku të paktën 1.4 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë emergjente, shkruen AFP.

Kombet e Bashkueme kanë nis nji apel , për me mbledh të paktën 120 milionë dollarë,  për me mbulue nevojat e Haitit për tre muejt e ardhshëm.