OKB, Çitaku flet për zgjedhjen e Hashim Thaçit President

Prej ma shumë se 30 minutash, ka nisë në selinë qendrore të OKB’s në New York, debati i Këshillit të Sigurimit për raportin 3-mujor të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon për Kosovën.

Simbas vendimit të Qeverisë, Kosovën në këtë debat e përfaqëson ambasadorja Vlora Çitaku, ndërsa nga ana tjetër, Serbinë e përfaqëson vetë Ministri i Jashtëm, Ivica Dacic.

Farid Zarif, shefi i misionit të UNMIKUT në Kosovë tha se përpara interesave partiake, liderët politikë duhet me pa mundësi të reja për bashkëpunim me vendet e rajonit, si Samiti i Londrës i para nji jave.

Ai shtoi se sundimi i rendit dhe ligjit janë sfida për shumë vende të botës, por në Kosovë nuk janë të krye të agjendës. Korrupsioni po rrit frustrimin publik dhe po zvogëlon rritjen ekonomike dhe besimin tek udhëheqsit politik shtoi Zarif.

Zarif foli edhe për terrorizmin tue thanë se Kosova duhet me kërkue ndihmë edhe nga vendet tjera, me qëllim të luftimit të terrorizmit brenda vendit.

Mbas tij, fjalën e mori Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili tha se prania e UNMIK’ut asht esenciale për Kosovë.

Ai tha se situata ne Kosovë asht shume e brishte, dhe se rreth 220 mijë serbë nuk janë kthye ende në pronat e tyne në Kosovë.

Në këto momente po flet ambasadorja e Kosovës, Vlora Citaku

“Mija viktimave te dhunës seksuale në Kosove iu asht mohue drejtësia. Koha po kalon, dëshmitarët po vdesin, derisa ende vazhdojnë me jetue me shejat e dhunës fizike e psikologjike. Në raporte, ka edhe viktima tjera që nuk janë të përfshime. Autoret e këtyne veprave duhet me i pa mbrapa grillave. Na bashke duhet me ba shumë që me u arritë drejtësia për këto viktima. Duhet me kuptue që dialogu nuk ka të baj me kthimin e Serbisë në Kosovë apo me ndryshimin e historisë, ai ka të baj me ndertimin e urave te bashkepunimit. Serbia duhet me ndryshue qendrimin ndaj nesh.
Parlamenti i Kosoves zgjodhi Presidentin e ri, z. Hashim Thaçi, me 71 vota pro. Pati protesta dhe festime. Por mos mendoni se ndonji lider politik ne Kosove ka qellime te ndryshme nga integrimi ne Bashkimin Europian, perkunder pakenaqesise se tyne per zgjedhjen e tij.”, tha ndër tjera Çollaku.

Në likun ma poshtë mundeni me ndjekë live debatin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.

http://webtv.un.org/live-now/watch/security-council-1-ictr-icty-7636th-meeting-2-kosovo-7637th-meeting/4772108668001#full-text