OKB po ‘tmerrohet’ me sulmet e rebelëve në Aleppo!

I dërguemi i posaçëm i Kombeve të Bashkueme për luftën në Siri, tha se asht i tmerruem me sulmet e rebelëve kundër civilëve në Aleppo.

Sulmet “e pamëshirshme dhe pa dallim” kanë vra dheta civilë në perëndim të Aleppos, në fundjavë, tha De Mistura.

Sulmet e tilla perbajnë krime lufte, shtoi ai.

 Të Premten, rebelët në Aleppo kanë nisë nji ofensivë me qellim thyemjen e rrethimit nga forcat qeveritare.

Rreth 275,000 njerëz jetojnë të rrethuem në qytet për muej të tanë, raporton Rel.

Avionët rusë dhe sirianë kanë nisë me bombardue Aleppon qysh në Shtator.

Mbi 2,700 njerëz thuhet se janë vra dhe plagosun qysh atëherë.