OKB fillon shpërndamjen e ndihmave n’Siri

Tue përfitu nga armëpushimi i ndërmjetësuem nga Shtetet e Bashkueme dhe Rusia, Kombet e Bashkueme janë angazhu të shpërndajnë ma shumë ndihma për njerëzit që jetojnë në zonat e rrethueme të Sirisë.

Pakot e planifikueme për t’u shpërnda këtë të Hanë pritet t’arrijnë te 150 mijë sirianë.

Kombet e Bashkueme shpresojnë t’u vijnë në ndihmë rreth 1.7 milion personave mbrenda muejit Mars.
Armëpushimi që hyni në fuqi ditën e Shtunë duket se po mban, pamvarësisht akuzave për shkelje të bame nga të dyja palët.

Megjithatë, nji ndër grupet kryesore të opozitës siriane ka deklaru se situata asht shumë ma e mirë se ma parë.

Femijët në qytetin e Alepos shkuen në shkollë këtë të Hanë, pa u ngjit mbas mureve nga frika e sulmeve, raporton agjencia e lajmeve AFP

“Mësuesit na ndalonin të dilnim n’oborr për shkak të sulmeve ajrore, por sot ne dolëm dhe luejtëm”, tha Ranim, nji nxanës 10-vjeçar nga nji zonë e Alepos, e kontrollueme nga rebelët.

Koordinatori i OKB’s në Siri, Jakob el Hilo e vlerësoi armëpushimin si “mundësinë ma të mirë që populli sirian ka pasë në 5 vjet për paqe dhe stabilitet”.